Skuadra e Hertha Berlinit ka përjetuar momente tmerri dhe paniku të dielën, teksa po kthehej në Berlin nga Kolni, ku kishte fituar me rezultat 0:4.
Avioni i skuadrës bardheblu është goditur nga një rrufe dhe kjo ka tronditur jashtë mase lojtarët dhe stafin drejtues të Herthes.
“Kishte një zhurmë të madhe dhe britma. U ndez një dritë e madhe dhe të gjithë e panë. “Unë u frikësova. Më vjen mirë që u ulëm në mënyrë të sigurt. Kurrë nuk kam provuar diçka të tillë. Ishte një moment qesharak. Na hyri frika deri në palcë. Fatmirësisht dy pilotët e drejtuan në mënyrë të sigurt avionin drejt Berlinit”, ka treguar një nga drejtuesit e klubit gjerman, Mikael Pritz, për “Bild”-in.