Rritja e çmimeve të produkteve bazë, gastronomët: Po detyrohemi t’i ngrisim çmimet
Në Kosovë, gjatë muajit shtator janë rritur çmimet e artikujve deri në pesë për qind, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Shtrenjtimi ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor.
Produktet bazë si mielli, vezët, vaji, sheqeri kanë pësuar ngritje të dukshme. Përderisa një shishe vaj në 2020-tën kushtonte 1.06 cent në 2021 kushton 1.54 cent. Derisa vezët 30 copë më herët kushtonin 1 euro 95 cent sot ato kushtojnë 2 euro 57 cent.
Për rritjen e çmimeve të produkteve ka folur kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi. Ai paralajmëroi që shumë shpejt do të ketë rritje të çmimeve edhe në këtë sektor të këtyre produkteve.
Sipas tij deri tani nuk ka rritje të çmimeve në gastronomi.g
“Të jemi të qartë janë çmimet më të ulëta në rajon dhe në botë në Kosovë. Ne e dimë që ka espresso prej 0.50cent deri në 1 euro në gjithë vendin. Ku kjo nuk ndodhë kërkun në botë është edhe e kuptueshme që i kemi shpenzimet më të vogla, punëtorin e gjithçka tjetër, mirëpo prapë se prapë me rritjen e produktit bazë domosdoshmërisht interferohen edhe për rritjen e çmimit të gastronomeve”, ka thënë Kllokoqi për Insajderin.
Gjatë kësaj interviste ai është shprehur që si shoqatë janë akuzuar për organizim të rritjes së çmimeve edhe më herët, e që sipas tij kjo nuk ka ndodh.
“Ne si shoqatë jemi shumë të distancum nga kjo çështje, për arsye se njëherë na ka trokit në derë Autoriteti i Konkurrencës dhe shpesh herë të tjera, ku duke na fajësuar neve për organizim për rritje të çmimeve na nuk bëjmë rritje të çmimeve por gastronomët vetëveteiu duke i pa që po shtrenjtohen të gjitha produktet bazë, kuptohet që edhe këta kanë me i rritë”, deklaroi ai.
“Momentalisht nuk kam pa që gastronomët i kanë ngritë çmimet mirëpo domosdoshmëritë në të ardhmen kanë me i rritë. Se është shtrenjtuar vaji, sheqeri gjithçka – produktet bazë me të cilat funksionojmë ne “, tha ai.
Kllokoqi është shprehur se rritja e çmimeve ndikon në gjithë zingjirin e ekonomisë së vendit dhe se shpreson që kthehen çmimet siç kanë qenë në të kundërtën duhet të veprojnë edhe ata njësoj.