Ministria e Shëndetësisë në Shqipëti ka bërë të ditur se ka shkuar në 475 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, nga të cilët 24 kanë ndërruar jetë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 8 persona nga 236 të testuar, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës.
16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.