Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen me këto veprime

18. May 2025

Studimi zbulon se çaji, manaferrat dhe ushqimet e pasura me flavonoide luajnë rol në “mosplakje”

18. May 2025

Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

18. May 2025

Rosie, mishërim i elegancës me një fustan të kuq joshës në Kanë

18. May 2025

Kush është Sandra Studer, gruaja që rikthehet në skenën e Eurovisionit pas më shumë se tri dekadash?

18. May 2025

Tre policë të lënduar në protestën për Eurovizionin në Bazel

18. May 2025

Zvicër: Policia, me kufizime trafiku për shkak të vizitës së planifikuar të Vjosa Osmanit

18. May 2025

Gjesti zbulon planet për këngë të reja

18. May 2025

Në Tiranë paguhet edhe shërbimi i tavolinës prej 5%

18. May 2025

Hana dhe Mozzik shihen bashkë pas një kohe të gjatë – kalojnë fundjavën së bashku

18. May 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Ballina»Rritet kostoja e jetës në Kosovë, shtrenjtohen produktet ushqimore dhe të ndërtimit
Ballina

Rritet kostoja e jetës në Kosovë, shtrenjtohen produktet ushqimore dhe të ndërtimit

10. September 20243 Mins Read
Volunteers pack boxes with food for customers at the community food pantry in Vauxhall, London, Wednesday, Nov. 16, 2022. Just three weeks after taking office, British Prime Minister Rishi Sunak faces the challenge of balancing the nation's finances while helping millions of people slammed by a cost-of-living crisis as Russia's war in Ukraine pushes up energy prices and slows economic growth. Treasury chief Jeremy Hunt will deliver the government’s plan for tackling a sputtering economy in a speech to the House of Commons on Thursday. (AP Photo/Frank Augstein)
Share
Facebook
Advertisements

Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë shtrenjtuar edhe gjatë muajit gusht të këtij viti.

Agjencia e Statistikave ka treguar se dallimi në çmime është me i lartë për 1.4 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,4 % në muajin Gusht 2024 krahasuar me muajin Gusht 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet”.

Po ashtu edhe indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2% në muajin Gusht 2024 krahasuar me muajin Korrik 2024

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (12,2%), perimet (2,1%), qumështi, djathi dhe vezët (0,7%), mishi (0,5%) dhe buka dhe drithërat (0,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK”.

Në këtë raport, ASK ka dhënë shifra të sakta të disa produkteve që janë shtrenjtuar.

“Buka dhe drithërat (3,2%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (3,0%), duhani (2,8%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (2,4%), pemët (2,3%), prodhimet ushqimore (2,1%), mishi (2,0%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (1,2%), shërbimet hoteliere (1,0%), qumështi, djathi dhe vezët (0,7%) dhe energjia elektrike (0,7%)”.

Shtrenjtim ka pasur edhe tek rrobat, pijet dhe biletat.

“…biletat e fluturimeve (26,3%), kafja, çaji dhe kakao (8,9%), pushime të organizuara (7,5%), peshqit (6,3%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(6,2%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,6%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (4,9%), veshje (4,5%), pijet alkoolike (4,3%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (3,7%), shërbimet financiare (3,7%), kujdesi personal (3,6%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (3,2%)”.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perimet (-7,6%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-5,3%) dhe blerja e automjeteve (-3,2%), me një ndikim prej -0,8 për qind në IHÇK.

Po ashtu ka shënuar rritje edhe kostoja e ndërtimit

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pati rritje për 3,2% në TM2 2024, krahasuar me TM1 2024. Ndërkaq, krahasuar TM2 2024 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM2 2023), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 3,9%.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3,2% në tremujorin e dytë (TM2 2024), krahasuar me tremujorin e parë (TM1 2024). Rritje kishte te pagat (8,4%), energjia (4,4%), transporti (3,6%), makineritë (1,4%) dhe materialet (1,0%). Kurse rënie kishte te kostot e tjera (-0,3%)”.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3,9% në tremujorin e dytë (TM2 2024), krahasuar me tremujorin e dytë (TM2 2023).

Rritje më të madhe kishte te pagat (16,8%), transporti (6,3%), kostot e tjera (2,4%), dhe materialet (2,0%). Ndërsa, rënie pati te energjia (-2,1%) dhe makineritë (-1,3%)./ Monitor

ndertim
ushqim-1
209

Çmimet
Share. Facebook
Previous ArticleVesa flet për dasmën e Mergimit dhe Edonës: Ua kam fal…
Next Article Ordinanca Stomatologjike “E&N Dent” ofron shërbime të specializuara për implante dentare

Related Posts

Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

18. May 2025

Tre policë të lënduar në protestën për Eurovizionin në Bazel

18. May 2025

Zvicër: Policia, me kufizime trafiku për shkak të vizitës së planifikuar të Vjosa Osmanit

18. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen me këto veprime

Read More

Studimi zbulon se çaji, manaferrat dhe ushqimet e pasura me flavonoide luajnë rol në “mosplakje”

Read More

Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

Read More

Rosie, mishërim i elegancës me një fustan të kuq joshës në Kanë

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Email[email protected] Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in Privacy Policy

Infoline News
Powered by  GDPR Cookie Compliance
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Strictly Necessary Cookies

Strictly Necessary Cookie should be enabled at all times so that we can save your preferences for cookie settings.

If you disable this cookie, we will not be able to save your preferences. This means that every time you visit this website you will need to enable or disable cookies again.