Prodhuesi italian i automobilave sportiv “Lamborghini” tashmë e ka shitur të gjithë prodhimin deri në fillim të vitit 2024, deklaroi sot drejtori i kompanisë Stefan Uinkelman.
Uinkelman gjithashtu shtoi se kërkesa për automobila është e madhe, me porosi për 18 muajt e ardhshëm.
Klientët e pasur i blejnë automjetet luksoze pavarësisht nga pasojat financiare globale nga pushtimi rus në Ukrainë.
“Gjithnjë e më shumë po blihen automjetet tona. Blerësit kanë besim te marka, shohin sa të bukura janë automobilat, çfarë performancash kanë”, tha Uinkelman, duke theksuar se që të vazhdojë trendi pozitiv, nevojitet “të zgjasë edhe pak” stabiliteti në ekonominë globale.