Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar rrëzimin e aeroplanit ushtarak në rajonin e Belgorodit në Rusi.
Bëhet fjalë për aeroplanin transportues Ilyushin Il-76 që transportonte 65 ushtarë ukrainas, që ishin zënë rob dhe ishin pjesë e shkëmbimit të burgosurve.
“Po transportoheshin në Belgorod ku pritej të ndodhte shkëmbimi i të burgosurve”, u tha nga ministria ruse e Mbrojtjes.
Në anën tjetër, rusët bënë të ditur se ekipet e hetimit kanë dalë në terren për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të këtij aeroplani.
Belgorodi është një rajon që shtrihet përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë, dhe ishte sulmuar disa herë muajve të fundit nga forcat ukrainase.