Një ditë më parë, Roza Lati publikoi në profilin e saj në “Instagram” një video ku shfaqej Kobe Bryant, ku jepte një mesazh për jetën.
Krahas kësaj video, moderatorja e njohur shkruante: “Mirmëngjes…e nisim këtë ditë gri…me fjalët e shenjta të Kobe Bryant…ai nuk është më… kështu që frymëzohemi ne që jemi në këtë tokë me moton e tij”.
Teksa video ka marrë me mijëra pëlqime, një ndjekëse nuk ka nguruar që ta kritikojë Latin, duke i thënë që të zërë mend dhe të lërë pas jetën e shfrenuar.
“Po të kesh pak mend, merr mësim e jeto jetën normale, jo të shfrenuar. Ndiq urdhrat e Allahut se të gjithë do ikim”, i shkruan komentuesja Roza Latit. Kjo e fundit e ka lexuar këtë koment dhe ka vendosur që t;i përgjigjet.
“Përshëndetje. Unë jam ortodokse, i kam rregullat ndryshe nga ty. Zoti t’rujt!”, i shkruan Roza, e cila prej disa kohësh nuk replikonte me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.