Këngëtarja Rovena Stefa në një bashkëbisedim me Mevlanin ka thënë që është kundër termit shqiptar-kosovar.

Rovena thotë se nuk i pëlqen fare ndarësia që është duke e bërë Gresa pasi të gjithë jemi shqiptarë.
“Ne jemi një komb që na kanë ndarë në gjashtë pjesë. Jemi i njëjti gjak e i njëjti komb. Kam 20 vjet që i shoh të gjithë s’kam lënë vend të botës ku ka shqiptarë që nuk kam qenë. Gresa vazhdon e ngacmon duke bërë ndarësi”, tha Rovena.