Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, ditën e djeshme na ka befasuar me stilin e tij të ri të flokëve. Përmes disa postimeve në “Instastory”, ish-banori i “Big Brother VIP2” zbuloi flokët e tij kaçurrela.
Lidhur me këtë ndryshim, Ronaldo ka pyetur fansat nëse iu pëlqen apo jo pamja e tij e re.
“Ju pëlqen? Ti mbajmë kështu?”– shkruan moderatori në një nga postimet.
Pas këtyre Sharka zbulon komentin e çuditshëm që i ka bërë një fans i tij ku e krahason më një këngëtar:
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
“E di si dukesh si ai këngëtari Shkodran që këndon këngën ‘Jepma mollen’”, shkruhet krahas fotos. Kujtojmë se është fjala për këngëtarin e njohur, Ervin Bushati.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)