Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo rrezikon të goditet me 99 kamxhikë, nëse vendos të kthehet në Iran. Pak ditë më parë, Al Nassr zhvilloi në Azadi Stadium (Tehran) ndeshjen e Champions-it ndaj Persepolis.
Pas takimit, ylli CR7 takoi disa fansa të tij, ku një prej mbështetëseve të tij më të zjarrta ishte piktorja me emrin Fatima, e cila ishte me aftësi të kufizuara.
Në këtë takim futbollisti përqafoi dhe puthi fansen gjë që nuk është në përputhje me ligjet e këtij vendi.
Sipas asaj që shkruan “index.hr, lojtari duhet të mendohet dy herë përpara se të kthehet në Iran, pasi rrezikon të goditet 99 herë me kamxhik.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png