Franca siguroi vendin e saj në gjysmëfinale të Euro 2024 të premten, më 5 korrik, pasi mundi Portugalinë me penallti. Partnerja e Ronaldos, ishte në tribunë në stadiumin Volkspark të Hamburgut dhe nuk donte të humbiste asnjë nga ndeshjet e luajtura nga kombëtarja portugeze gjatë turneut.
“Sa emocione të bukura kemi përjetuar në këtë Europian. Faleminderit përgjithmonë Portugali”, ka shkruar modelja në llogarinë e saj zyrtare në “Instagram”.
Mirëpo mesa duket ky postim nuk është pritur mirë prej disa ndjekësve të saj.
“Ai humbi dhe ti po poston???” , “Ronaldo është i trishtuar dhe ti poston?”, ose: “Pa ofendim, por më falni, si mund të postoni diçka ndërsa ai humbi ?” janë disa nga komentet që mund të lexohen në postim.