Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, thuhet po shkelin ligjin në Arabinë Saudite. Arsyeja? Në vendin aziatik është e paligjshme që partnerët jo të martuar të jetojnë së bashku, gjithsesi ata nuk pritet të jenë subjekt i ligjit.
37-vjeçari iu bashkua Al-Nassr pak ditë më parë pas largimit me “sherr” nga Manchester United dhe thuhet se do të fitojë 175 milionë stërlina në vit.
Ronaldo u prezantua para rreth 25 mijë fansave në Riad, në një sfond të fishekzjarrësh e flakadanësh.
Edhe partnerja e tij bashkë më fëmijët u ngjitën në skenë për të marrë ovacionet e publikut.