Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ende vazhdojnë dramat dhe lojërat deri në finale e madhe të se shtunës. Sfida e fundit e “vëllaut të madh” i vuri finalistët përpara disa pyetjeve, të cilave duhet t’ju përgjigjen të gjithë.
Pyetjes se cila është ëndrra e tyre në sirtar, Romeo i është përgjigjur: Kam dashur shumë të bëja shkollën po nuk kam pasur mundësi se vitin e dytë e lash se nuk kisha mundësi ta paguaja.
“Më vjen keq”, u shpreh Egla.
Romeo ka treguar mbrëmë se pëlqimi i tij për Heidin ka nisur që me hyrjen e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Gjatë një bisede me 4 finalistët e tjerë, Romeo tha se fillimisht ajo që ka pëlqyer te Heidi është buzëqeshja, duke shtuar se banorja i është dukur më ndryshe nga vajzat e tjera.