Një trekëndësh dashurie dyshohej se ishte krijuar në këtë edicion të Big Brother VIP.
Prime-n e sotëm u shfaqën në klip momente që kanë kaluar me njëri-tjetrin Rikja, Romeo dhe Heidi.
Në to shihej afrimiteti që Romeo kishte me të dyja vajzat, por trekëndëshi i cili dyshohej se ishte krijuar u hodh poshtë nga ky i fundit.
Banori tha se Riken e sheh si motër, ndërsa me Heidin gjërat janë më ndryshme dhe se ajo i jep energji të mirë dhe se ka simpati për të.
Rikja po ashtu hodhi poshtë pretendimet se ka pëlqim për Romeon.