Nëse këto ditë keni pyetur, ku janë Heidi dhe Romeo, a po vazhdon lidhja e tyre pas përfundimit të “Big Brother Vip”?
Epo çifti i shumë përfolur kanë nisur pushimet në jug të Shqipërisë. Ata janë filmuar buzë detit në Himarë në shoqëri të Donaldit dhe Borës.
Duket se me përfundimin e formatit të famshëm, çifti kanë vendosur të kalojnë pak kohë me njëri-tjetrin. Një gjë të tillë e ka deklaruar edhe Heidi në “post Prime” e kaluar, ku ndër të tjera u shpreh se mund të zhvendosej në Tiranë për të qëndruar me Romeon.