Robert Berisha, i ftuar në “Cherry on Top”, me Bora Zemanin, mes të tjerash ka folur edhe për deklaratën e bujshme kundrejt Xhensila Myrtezajt, ku është shprehur se këngëtarja është bërë e famshme nga Bes Kallaku.
Moderatori tha se kjo deklaratë nuk ishte e qëllimshme dhe jo për të marrë vëmendje, edhe pse thotë që ndan të njëjtin mendim, ndërsa shprehet se Xhenilsa është artiste shumë e mirë.
“Nuk kam nevojë për atë lloj fame, unë e bëj pa qëllim. Nëse jam gabim kërkoj falje 1 mijë herë, pyetja më është bërë ‘a ka qenë me kastile ai postimi i koncertit’, unë asnjëherë nuk kam thënë po, kam thënë mund të jetë për shkak të problemeve që mund të ketë me Besin.
Nuk është sqaruar, Xhensila është një këngëtare shumë e mirë dhe bukuroshe edhe nuk është rastësisht këtu ku është. Ai nuk është menaxher është recepsionist. Nuk kam bërë kontratë, ka hedhur poshtë produksionin, ka dashur të bëjë pak emër. I uroj sukses si atij si Xhensilës.