Ditën e djeshme (e mërkurë) u shënua Dita e të Dashuruarve apo Shën Valentini.
Është dita kur njerëzit shfaqin dashurinë e tyre për një person tjetër në forma të ndryshme.
Me këtë rast, këngëtari Robert Berisha ndau momente të veçanta pranë të dashurës së tij të re, Ana Skrel.
Çifti duket të ketë shijuar një mbrëmje, gjersa në një çast shkëmbyen edhe puthje në buzë.
Ana në ndërkohë është një influencuese nga Shqipëria, e cila ka një diferencë të madhe në moshë me këngëtarin e njohur.
“Urime Dita e Shën Valentinit”, thuhet në postim.
Roberti është shfaqur haptazi me të dashurën e re duke e publikuar shpesh në rrjete sociale.