Këngëtarja shqiptare e famshme në botë, Rita Ora, nuk heziton të ndajë me fansat e saj momente nga jeta e saj, veçanërisht ato që tregojnë përkushtimin e saj ndaj stilit të jetës aktive dhe sportit.
Në një video të fundit të postuar në platformën e njohur TikTok, 33-vjeçarja ka treguar me krenari fizikun e saj të tonifikuar duke mbajtur veshje sportive nga markat ‘Planetnusa’ dhe ‘Burberry’.
Interpretuesja e hitit “Ritual”, njohur për prezencën e saj të fortë në skenën ndërkombëtare të muzikës, ka bërë sërish përshtypje te ndjekësit e saj me pamjen e saj sportive dhe elegante.