Rita Ora ka treguar se shoqet e saj janë xheloze për marrëdhënien e saj me bashkëshortin Taika Waititi.
Duke biseduar në podcastin “Table Manners”, ajo rrëfeu për drejtuesit Jessie dhe Lennie Ware: “Shumë njerëz më kanë telefonuar duke thënë se janë shumë xhelozë për mua për burrin tim. Mendoj se kjo është sepse është ajo që shihni, si është ai”.
Pastaj, shtoi se është shumë bukur kur je me dikë dhe gjërat rrjedhin natyrshëm pa u sforcuar, ndryshe nga marrëdhëniet e saj të kaluara.
Gjithashtu, këngëtarja 33-vjeçare tregoi se kishte pëlqim për Taika-n, por, në fillim, besonte se regjisori i ‘Thor’ mund ta konsideronte atë një person “shumë të çmendur” për pëlqimin e tij.
“Ne u bëmë miq dhe më pas.. Unë e adhurova atë, por nuk mendoja se ai më adhuronte sepse mendova se ai mendonte se isha shumë e çmendur për të. Bota e filmit është ndryshe nga bota e muzikës, yjet e popit dhe muzikantët janë paksa më të egër – ose kështu mendova, por më pas e njoha dhe ai është më i egër se kushdo që kam takuar ndonjëherë”, tha Ora.