Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është fotografuar rrugëve të Sydney e veshur me veshje sportive.
Këngëtarja 34 vjeçe, shfaqi fizikun e saj të tonifikuar duke shkuar në palestër sytjena sportive të kuqe dhe pantallona të shkurtra, ndërsa mbështillte një shami rreth belit të saj të vogël, shkruan Daily Mail.
Rita e kompletoi look-un e saj me sandale dhe syze në formë ovale.
Flokët kaçurrela, Rita i kishte kapur ndërsa mbante në qafë bizhuteri ari.