OS 17 i iPhone, i quajtur “zëri personal”, mund të klonojë dhe zëvendësojë zërin e njeriut me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI). Mjeti, i cili do të jetë i disponueshëm nga shtatori, është i destinuar për njerëzit që rrezikojnë të humbasin fuqinë e të folurit ose ata për të cilët të folurit është problem, transmeton SkyNews.
Në mënyrë që një përdorues të krijojë zërin e tij digjital sipas kërkesës, ai duhet të lexojë 150 fraza të rastësishme, gjë që zgjat rreth 15 ose 20 minuta.
iPhone-t i duhet shumë kohë për të përpunuar zërin sepse gjithçka bëhet në vetë pajisjen, dhe pajisja duhet të kyçet dhe karikohet.