Këngëtarja shqiptare, Rina Balaj është shprehur se ajo qëndron me popullin e Palestinës, dhe me të drejtat e njeriut e lirinë.
Ndër të tjera, ajo përmes një postimi në Instagram, tha se shpreson që një ditë, Palestina të jetë e lirë.
“Unë qëndroj me popullin e Palestinës! Unë mbroj drejtësinë, të drejtat e njeriut dhe lirinë! Qëndroni për atë që është e drejtë edhe nëse kjo do të thotë që qëndroni vetëm. Qëndroni për ata që nuk mund të qëndrojnë për veten e tyre! Inshallah një ditë Palestina do të jetë e lirë”, u shpreh Rina.