Spektaklin e mbrëmshëm, Romeo Veshaj mori një surprizë nga vëllai i tij i vogël Mario. Banorët u përlotën, mirëpo kamera kapi edhe Heidin, e cila u duk e qeshur dhe aspak e prekur. Duket se sjellja e saj ka lënë vend për koment jashtë shtëpisë.
Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Rike Roçi, ka bërë një postim pas shfaqjes së këtij momenti, koment që duket si ‘kunj’ për sjelljen Heidit.
‘Pik loti nuk ka’– shkruan Rike, ndërkohë që shoqëron postimin me emoji në formën e akullit dhe të borës, për të treguar ftohtësi,shpesh të lidhura me Heidin./Kryefjala.com