Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

4. June 2025

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

4. June 2025

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

4. June 2025

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

4. June 2025

MrBeast thyen rekord të ri botëror, kaq abonentë i arriti në Youtube

4. June 2025

Naim Murseli paraqitet në gjykatë, rrethohet nga forca të shumta policore

4. June 2025

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

4. June 2025

“Lule a therrë”- Santiana provokon keq me këtë veshje

4. June 2025

Xheneta Fetahu rikthehet si opinioniste në programin ku u përjashtua

4. June 2025

Don Xhoni ia plotëson dëshirën të moshuarës, e shëtiti me Lamborghini

4. June 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Lifestyle»Rezultatet e një studimi tregojnë se të rinjtë po bëhen introvertë
Lifestyle

Rezultatet e një studimi tregojnë se të rinjtë po bëhen introvertë

25. January 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Një studim i cili është bërë me disa të rinj amerikanë ka nxjerrë si rezultat se ata duan të qëndrojnë më shumë në shtëpi sesa të dalin.

Studimi që anketoi 1243 amerikanë, është bërë në mars të vitit 2022 nga “Kaiser Family Foundation”, dhe 59% prej tyre kanë thënë se nuk i janë kthyer krejtësisht aktiviteteve që kanë pasur para pandemisë.

Të rinjtë tani preferojnë më shumë të qëndrojnë në shtëpi sesa të dalin me shoqëri përgjatë vikendeve e kohës së lirë, dhe për këtë po konsiderohet fajtore pandemia Covid19, raporton “BusinessInsider”.

Shumë njerëz pasi kanë qenë të izoluar kanë filluar të adaptohen me këtë stil jetese. Shumë përdorues të rrjetit social TikTok kanë thënë se preferojnë më shumë që të kalojnë kohë vetëm në shtëpi sesa të dalin e të socializohen.

Një ndër ta është Christina Kwong, e cila ka postuar një video në këtë rrjet social, në të cilën thotë se çdo ditë e më shumë po i shtohet dëshira të rrijë në shtëpi sesa të dalë e të socializohet duke shkuar në ndonjë klub nate apo ndonjë bar.

32-vjeçarja i ka pyetur edhe përdoruesit e tjerë të TikTokut se a po ndihen njësoj. Kjo video është shikuar më shumë së 820 mijë herë dhe mori mijëra komente nga njerëz të ndryshëm që ishin moshatarë të saj që thanë se ndihen njësoj.

Shumë prej tyre fajësuan ekonominë, që pas pandemisë çmimet janë rritur shumë.

“Nëse dal nga shtëpia, do të harxhoj minimum 100 dollarë. Gjithçka është shumë e shtrenjtë dhe nuk është më aspak kënaqësi”, ka komentuar një nga ndjekësit e saj, koment ky që mori 3000 pëlqime.

“Më ka ndodhur disa muaj më parë. Kam zero dëshirë të dal e të pi në ndonjë bar”, ka shkruar një tjetër përdorues.

Të rinjtë po e bëjnë prioritet të qëndrojnë në shtëpi për t’u relaksuar e për të “mbushur bateritë” përgjatë vikendit.

Kwong ka thënë se ka një vit që po ndjehet kështu dhe se më përpara i ka pëlqyer të dalë e të shkojë nëpër ndeja të ndryshme, por tani ajo gjen paqen kur rri në shtëpi.

Ajo po mendon se kjo gjë vjen si rezultat i kombinuar me moshën dhe mënyrën se si rrjedh jeta natyrshëm pas pandemisë.

Pandemia i ka bërë njerëzit pak më “introvertë” duke dashur më shumë të qëndrojnë në shtëpi duke lexuar, mësuar, ecur, ushtruar, fjetur, etj, dhe shumë persona mendojnë se jetët e tyre nuk kanë qenë kurrë më paqësore.

151

introverte
Share. Facebook
Previous ArticleZbulohet një metodë për shkrirjen e xhamit të ngrirë por ju duhet të bëni kujdes
Next Article Cilat janë tri frutat për mëngjesin perfekt?

Related Posts

Çfarë duhet të bëjmë kur ndihemi të lodhur?

2. June 2025

Ky është kosovari që fitoi 50,000$ nga Youtuberi i famshëm

2. June 2025

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

31. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

Read More

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

Read More

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

Read More

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.