Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka rezultuar negativ në analizat për koronavirus.
Kështu ka njoftuar vet Haziri përmes një postimi në Facebook, derisa ka treguar se mëngjesin e sotëm i është nënshtruar testit për Covid-19, përcjell lajmi.net.
“Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV”, ka shkruar ai.
Postimi im plotë:
Të dashur miq,
Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV.
Faleminderit për solidaritetin mijëra njerëzve të mirë, që jetojnë në Kosovë dhe kudo në botë.
Ju lutem, jetoni normalisht, pa duarshtrëngim, por përshëndetuni me zemër.
Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!