Kid Cudi u detyrua t’i jepte fund performancës së tij në Coachella, festivalin e muzikës në Kaliforni.
40-vjeçari u hodh nga skena për t’u afruar më shumë me fansat, por kjo përpjekje i kushtoi atje.
Reperi u dërgua menjëherë në spital ku u konfirmua një frakturë në këmbë.
“Dua t’ju falënderoj të gjithëve për shqetësimet dhe urimet tuaja! Kam një frakturë, por me përkrahjen tuaj do të jem më mirë” ka njoftuar Kid Cudi.