Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 661 raste të reja me COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosvës, përmes një postimi në Facebook.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR,
janë testuar gjithsej 1.617 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 661 raste pozitive”,
thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.