IKSHP ka dhënë rekomandim që Kosova të mbyllë kufijtë me shtetet fqinje. Këtë e ka konfirmuar ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.
Ky rekomandim, siç ka bërë të ditur Vitia nënkupton edhe ndalimin e qarkullimeve ajrore dhe tokësore mes shteteve fqinje dhe Kosovës, transmeton Infoline-News.
Poashtu, Vitia ka bërë të ditur se përjashtim do të bëjnë shtetasit e Kosovës që mund të kthehen nga shtetet fqinje, veturat zyrtare e shëndetësore.
Pas këtij propozimi dhe disa propozimeve tjera, mbledhja e komisionit ka vazhduar me dyer të mbyllura, prapa mediave me propozimin e kryetarit të Komisionit, Albin Kurti.