Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka i cili është duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian, theksoi se para vetës ka shumë sfida për zgjidhjen e së cilave synon angazhim edhe me opozitën.
Ndër të tjera Reka tha se prioritet do ta ketë heqjen e vizave për Kosovën por nuk tha se do të japë data se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.
“Prioritet mbi prioritetet është liberalizimi sa më i shpejtë i vizave për Kosovën dhe nuk do të premtoj data por do të premtoj angazhim të Ministrisë sime për ta përmbyllur këtë proces”, ka thënë Ministri. Ai shtoi se për përmbylljen e këtij procesi duhet të përmbyllen rastet gjyqësore të profilit të lartë të cilat janë shënjestruar nga BE-ja.