Arilena Ara ishte ajo që moti vendin e parë në garën për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision.
Por dje u bë e ditur se Eurovizioni 2020 do të shtyhet dhe këngëtarja ka diçka për të thënë, shkruan infoline-news.
Lidhur me anulimin e Eurovisionit ka reaguar edhe Arilena nëpërmjet publikimit të një videoje në Instagram.
“Këto janë disa sekonda të prera nga një muaj intensiv në Los Angeles, ndërsa punonim për “Fall from the Sky”. Nuk mund të përshkruaj sa krenare, mirënjohëse dhe e lumtur jam për çdo moment, jo vetëm unë, por për secilin prej nesh që futi diçka në këtë këngë. Gjithë përkushtimin, pasionin, dashurinë dhe emocionin që vendosëm në të. Ky është përkufizimi im i lumturisë! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj! Ju bëni çdo përpjekje me vlerë! P.S Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti juaj. Ju lutemi, qëndroni në shtëpi! Qëndroni të sigurt. Ju dërgoj gjithë dashurinë time. Zoti e bekoftë secilën prej jush”, ka shkruar këngëtarja.