Dy banorë të rinj janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP 3”, hynë Françeska Murati dhe Endrik Beba.
Ky i fundit ka patur një romancë me Sarën para 9 viteve. E në momentin që po jepej klipi i tij i prezantimit, Sara po bënte reagime të ndryshme, të cilat janë vënë re edhe nga banorët e tjerë.
Ka qenë pikërisht Meritoni, i cili pas përfundimit të spektaklit ka këshilluar Bardhin duke i treguar se nuk i pëlqeu aspak reagimi që ajo pati në ato momente.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: Do kritikoj pak Sarën për mënyrën si reagoi. Pak rëndësi ka nëse të ka treguar, por reagimi nuk më pëlqeu. A e di për muhabetin?
Bardhi: E di, e di.
Në këto momente vjen Sara pranë tyre e cila kërkon të dijë se çfarë po i thotë Meritoni Bardhit.
Sara: Dua ta dëgjoj çfarë po i thua Bardhit.
Meriton: Unë çfarë flas me shokun tim ti e dëgjon kur duhet ta dëgjosh.
Sara: Thjesht jam bërë me hije nga këto muhabetet që bëhen nëpër cepa.