Rigjykimi për rastin e sulmit në objektin e Kuvendit të Kosovës do të rifilloj sot.
Adea Batusha, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Atdhe Arifi do të dalin para Gjykatës Themelore në Prishtinë për t’u përballur me akuzat për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.
Në vitin 2017 të njëjtit ishin shpallur fajtor duke u dënuar me gjithsej 21 vite e 6 muaj burgim.
Në bazë të ankesat Apeli e rikthyeu lëndën në rigjykim për shkak se gjeti shkelje ligjore gjatë aktgjykimit në shkallën e parë, shkruan infoline-news.com
Ngjarja është cilësuar si vepër terroriste.
Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Speciale thuhet se të akuzuarit kanë vepruar si grup dhe më datë 4 gusht 2016 kanë kryer sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. /infoline-news/