Të akuzuarit për rastin “Banjska”, sot do të dalin sërish para Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Ndërkohë kanë dëshmuar edhe dy policë kosovarë, Alban Rashiti i cili mbeti i plagosur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, si edhe zyrtari policor, Çlirim Shaqiri i cili kishte pësuar lëndime atë kohë.
Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.