Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se ka shkuar në 467 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.
Janë shënuar 21 raste të reja në 24 orët e fundit, 8 më shumë se një ditë më parë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 është zgjeruar në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.