Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Pejë në orët e para të së shtunës.
Policia e Kosovës me anë të raportit ditor ka njoftuar se e ka arrestuar një të shtetas kosovar, pasi që i njëjti dyshohet ta ketë dhunuar një shtetase të huaj.
Në raport përshkruhet edhe detajisht se si erdhi deri tek dhunimi. Nga ajo çka thotë policia në raport, shtetasja e huaj ishte në gjendje të alkoolizuar dhe iu ishte përkeqësuar gjendja.
Çdoherë sipas raportit, asaj iu është paraqitur tashmë i arrestuari për t’i ofruar ndihmë mjekësore. Mirëpo, i njëjti e ka dërguar në një lokacion tjetër, ku dyshohet ta ketë dhunuar atë.
PK’ja bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.