Dy sulmuesit e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica dhe Zymer Bytyqi sonte do të përballen mes veti. Galatasaray do të jetë nikoqire e Konyaspor në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Turqisë.
Milot Rashica në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve kaloi në formë të huazimit nga Norwich City te gjiganti turk. 26-vjeçari javën e kaluar bëri debutimin duke luajtur rreth dhjetë minuta në fitoren 2-3 ndaj Kasimpasa.
Bytyqi me shumë gjasë do të luajë sonte nga minuta e parë, kurse për Rashicën mbetet të shihet çfarë do të vendos trajneri, Okan Buruk.
Ky takim do të zhvillohet në ora 19:00 dhe pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante marrë parasysh edhe pozitat që gjenden klubet në tabelë.
Konyaspor gjendet në pozitën e parë me 14 pikë, ndërsa Galatasaray është në vendin e pestë me 13 pikë.