Të premten ka qenë një mbrëmje e zjarrtë fitoreje në spektaklin e shumë shikuar, Big Brother VIP Kosova.
Në fund fitues u zgjodh ish-futbollisti Lumbardh Salihu nga Vitia, i cili siguroi më së shumti vota në televotimin për fituesin, i cili zgjati për një javë të tërë.
Por, jo çdo gjë duket se shkoj mirë.
Siç raportohet në media në “After Party” ka ndodhur një incident.
Bëhet fjalë për Bleron, i cili dyshohet se u konfrontua fizikisht me sigurimin e KlanKosovës.
Sipas burimeve të Sinjalit, përleshja dyshohet se ndodhi pasi pjesëtarët e sigurimit kanë kërcënuar të dashurën e Bleros, me ç’rast ky i fundit ka ndërhyrë.
Pas ndërhyrjes së Bleros, dyshohet se sigurimi ka sulmuar edhe fizikisht këtë të fundit.