Brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 32 aksidente, prej të cilave 12 kanë përfunduar me persona të lënduar. Ndërsa, 20 aksidente kanë përfunduar me dëme materiale.
Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 25 persona, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.
Po ashtu, për shkelësit e rregullave të trafikut janë shqiptuar 1 mijë e 325 gjoba.