Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë për medie ka folur edhe për heqjen e taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia.
Ai ka theksuar se AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim për sa i përket çështjes së taksës dhe se tanimë taksa i takon së kaluarës, raporton Zëri.
“Taksa ka kaluar, taksa është hequr. Aleanca nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me ketë gjë, por tashmë i takon së kaluarës. Me reciprocitet ne jemi duke e detyruar Serbinë dhe nuk kemi nevojë që t’i nënshtrohemi Serbisë”, ka thënë Haradinaj për sa i përket taksë.