Ramsey prezantohet tek skuadra e re
Aaron Ramsey edhe zyrtarisht është futbollist i Glasgow Rangers.
Ylli uellsian ka kompletuar huazimin te kampionët e Skocisë.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Ai vendosi të largohet nga Juventusi pasi që nuk ishte në planet e trajnerit Massimiliano Allegri.
Ramsey kishte ofertë edhe nga Burnley, por në fund vendosi të pranoj ofertën e gjigantit skocez.