Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin e Inspekcionit, Bekim Brestovci, gjatë ditës së sotme kanë vizituar Qendrën për trajtimin e qenve endacakë.
Të dy, gjatë kësaj vizite, panë nga afër procesin e adoptimit të qenit të 1000-të.
Sipas Ramës, kjo punë po e lehtëson edhe jetën e qytetarëve të Prishtinës.Ai ka kritikuar qeverinë për mosdhënien e ndihmës për çështjen e qenve endacakë.
Rama po ashtu bëri me dije se do të jepen gjoba për ata që nuk kujdesen për qentë. Sipas tij, gjobat do të jenë deri në 3 mijë euro