Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mbyllet çështja ndaj Diddy, ja çfarë pritet të ndodh

25. Juni 2025

Sot yjet zbulojnë diçka që s’duhet ta injorosh – lexojeni tani!

25. Juni 2025

Tërmet në Maqedoni të Veriut, kaq ishte magnituda

25. Juni 2025

“Blloku B1 në 10:00 është kthyer në funksion, në 11:30 ka rënë përsëri”

25. Juni 2025

Divorcohet pas 18 vitesh martesë çifti i njohur i showbiz-it

25. Juni 2025

Mauro Icardi i përket së kaluarës, Wanda Nara konfirmon lidhjen me futbollistin që luan në Botërorin e Klubeve

25. Juni 2025

Rëndësia e kontrollit të rregullt mjekësor

25. Juni 2025

Seanca e radhës të premten

25. Juni 2025

E papritura u ndodh Sarës dhe Bardhit

25. Juni 2025

Demolli: Do të vijmë çdo të dytën ditë, njëjtë si deputetët

25. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Rama: Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë përfshin edhe Shkodrën
Rajon

Rama: Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë përfshin edhe Shkodrën

26. März 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Nga Shkodra ku zhvilloi një takim me kandidatët për deputetët të Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kryetar i PS-së, tha se Shkodra ka qenë një nga qytete të lëna pas në Shqipëri.

Teksa kërkoi mbështetjen në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Rama tha se ndryshim tashmë është i dukshëm për qytetarët. Rama nënvizoi se shumë projekte kanë filluar të realizohen në zonat përreth, duke përmendur ndërhyrjet që janë bërë në Malësinë e Madhe, Pukë dhe në Vuan e Dejës. Rama po ashtu përmendi edhe projektin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Ne duam të vazhdojmë të bëjmë shumë për Shkodrën, Shkodra është lënë mbrapa. Shkodra është vendi më i lënë mbrapa nga të gjithë të tjerët në Republikën e Shqipërisë, jemi në betejë të përditshme një prapambetje të madhe populli i Shkodrës e shikon ndryshimin, ne kemi ndryshuar Malësinë e Madhe keni ndryshuar Pukën, kemi ndërhyrë në Vuan e Dejës. Duke vendosur Shkodrën në qendër të gravitetit tani, të gjitha këto të tjerat do të fitojnë shumë më tepër, sepse tani kemi në dorë të bëjmë zhvillim të integruar duke filluar që ta mbështesim fuqishëm Shkodrën që me projektet madhore të qeverisë deri te hekurudha Durrës-Prishtinë që do të cekë pikërisht Shkodrën, si një domosdoshmëri në të gjitha kuptimet si një projekt shumë i madh që është në proces dhe deri tek projektet e vogla në dukje, po shumë domethënëse”, tha Rama.

Një tjetër projekt i rëndësishëm që Rama përmendi ishte ai i transformimit të hyrjes së qytetit.

“Kur erdhëm këtu për herë të parë pashë liqenin nga rruga. Futeshe në Shkodër sikur futeshe në një xhep falso. Siç ka qenë dhe hyrja e Vlorës dikur. Sikur futeshe tek Lana në Tiranë në vitin 2000. Vetëm se në vënd të Lanës, ujit është rruga. Tani është hapur liqeni dhe aty ai projekt do të jetë një projekt që do të transformojë imazhin e Shkodrës për këdo që do të hyjë në Shkodër dhe do t’i japë shumë energji pozitive dhe shumë krenari dhe vet atyre që banojnë, kur të hyjnë dhe të dalin nga ky qytet që e ka bekuar Zoti me të gjitha llojet e gjërave, çdo gjë që natyra mund të ofrojë dhe mund të ketë si larmi, Shkodra e ka”, tha Rama.

Rama bëri thirrje për mbështetje nga të gjithë qytetarët e Shkodrës, duke përfshirë socialistët dhe demokratët, ndërsa nuk la pa ironizuar edhe kandidatët për deputetët të Partisë Demokratike në Shkodër.

“Na duhet mbështetja e popullit të Shkodrës e socialistëve dhe e demokratëve të Shkodrës që janë kthyer prapë tek ca personazhe sesi mund të insistohet në të njëjtin budallallëk. Nëse ka pasur dhe ka akoma një vend që e tregon vet vendi se çfarë është këneta ka qenë Shkodra deri sa para Beneti të vinte këtu. Dhe nëse ka një kartëvizitë kënata është lista e deputetëve të Shkodrës përjashto vetëm një person që kam respekt që është zonja në parlament për të cilën kam respekt, gjithë të tjerët janë personazhe qesharake groteske. Nuk janë lidhje fare se çfarë i duhet Shkodrës, i duhet Shqipërisë, njerëz kot pa lidhje”, tha Rama. 

Edi Rama
Share. Facebook
Previous Article“Kanë pasur probleme në Spanjë, pak pak ditësh kanë ardhë në Kosovë” – detaje të reja rreth vrasjes në Prishtinë
Next Article Serbia s’e lejon ministrin Çeku të futet në Preshevë

Related Posts

Tërmet në Maqedoni të Veriut, kaq ishte magnituda

25. Juni 2025

Sërish tërmet në Shqipëri, kaq ishte magnituda

24. Juni 2025

Turqia tronditet nga vdekja e influencers së njohur, u dobësua në nën 23 kilogramë-qëndrimi në burg besohet t’i ketë shkaktuar çrregullimin

22. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mbyllet çështja ndaj Diddy, ja çfarë pritet të ndodh

Read More

Sot yjet zbulojnë diçka që s’duhet ta injorosh – lexojeni tani!

Read More

Tërmet në Maqedoni të Veriut, kaq ishte magnituda

Read More

“Blloku B1 në 10:00 është kthyer në funksion, në 11:30 ka rënë përsëri”

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.