Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mbërrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

16. Juni 2025

Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më pëlqeu shumë

16. Juni 2025

Gjykata shpall të pafajshëm Gjikon, në lidhje me akuzën për dhunim

16. Juni 2025

A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij?

16. Juni 2025

Përparim Rama pret “Shkodrën Elektronike”, publikon video

16. Juni 2025

Jo si modele, Kaderin do ta shohim në tjetër profesion

16. Juni 2025

Shqipëria në samitin e SEECP mbështet Izraelin, kritika për Iranin bërthamor

16. Juni 2025

Dietat përkeqësojnë depresionin

16. Juni 2025

E rëndë për familjen Fazliu, 54-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë

16. Juni 2025

Një trup perfekt si i Duas, zbulon rutinën e saj

16. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Rama përmend Thaçin dhe të tjerët që po gjykohen në Hagë – kërkon hetim të standardeve të Gjykatës Speciale
Lajme

Rama përmend Thaçin dhe të tjerët që po gjykohen në Hagë – kërkon hetim të standardeve të Gjykatës Speciale

20. Dezember 20244 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë, ka komentuar rolin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Ai përmendi rëndësinë e UÇK-së dhe veprimtarëve të saj, duke vënë në dukje se pa ta, fati i Kosovës në hyrje të këtij shekulli do të kishte qenë ndryshe.

“…Po ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte me patjetër në atë udhëtim historik, pa Hashim Thaçin dhe shokët e tij, që udhëtuan së bashku me Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjën dhe të tjerët për të takuar historinë e re të shqiptarëve në këto bjeshkë? Ne nuk e dimë sot çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës në hyrje të këtij shekulli. Por, çka dimë me siguri është se ato çaste vendimmarrëse të mëdha nuk do të kishin ardhur dot ashtu siç erdhën, dhe e sotmja me shumë gjasë do t’i ngjante shumë më tepër të shkuarës sesa të ardhmes pa UÇK-në, me në krye Hashim Thaçin.”

Rama tha se pavarësisht këtyre arritjeve historike, liderët e UÇK-së, si Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, janë mbajtur peng për gati pesë vjet në një proces gjyqësor që ka shkaktuar zhgënjim të madh për mungesën e virtyteve të drejtësisë.

“Por sot, që ne jemi të gjithë këtu në Kuvendin që shpalli dhe firmosi Pavarësinë e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi vazhdojnë të mbahen peng prej gati 5 vjetësh në qelitë e një drejtësie kombëtare që në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë së një shteti të së drejtës.”

“Unë as nuk e kam diskutuar ndonjëherë dhe nuk e diskutoj as sot, të drejtën e asaj Gjykate Speciale për të bërë punën që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vetë Hashimi ka ngritur dorën për t’u formuar ajo gjykatë, por ajo që unë nuk mund ta bëj, është të vij këtu në Prishtinë, të marrë fjalën dhe pastaj ta gëlltit në heshtje në këtë foltore, para jush, në mungesë të Hashimit, Jakupit, Kadriut dhe Rexhepit. Kjo është një nyje e mbledhur në fyt nga një dyshim shumë i madh dhe krejt i arsyeshëm, për fat të keq, se ai proces është proces i parregullt ligjor dhe se normat dhe standardet e tij janë nën standardin e drejtësisë së të gjitha vendeve demokratike që e financojnë atë gjykatë.”

Rama e quajti procesin e Gjykatës Speciale si një proces të parregullt dhe nën standardet e drejtësisë ndërkombëtare, duke kërkuar që Kuvendi i Kosovës të ndërmarrë hapa për të kërkuar shqetësimin e forcave politike shqiptare ndaj standardeve të këtij procesi.

“Unë nuk mund të rri pa ua thënë vëllazërisht, për habinë time, se ky Kuvend nuk ka ndërmarrë asnjëherë iniciativë për të kërkuar, përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të paktën nga partitë shqiptare, shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi, për të kërkuar ngritjen e një komisioni verifikimi për këtë shqetësim. Gjykata është e pavaru, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit. Ndoshta ky shqetësim mund të mos qendrojë, por nëse qëndron, atëherë kjo është një çështje më e madhe. Jo për ata katër njerëz të thjeshtë, as vetëm për Kosovën, por edhe për vetë integritetin e Republikës ndërkombëtare, të cilës kjo Republikë përmes përfaqësuesve të saj ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi Republikën, dhe prandaj nuk mund të lihet, sipas meje, në heshtje shurdhuese që ushqehet nga gjithfarë motivesh, nga fisnikët dhe politikanët.”

Ai u shpreh i gatshëm që edhe Shqipëria përkatësisht, partia e tij ta votojë një rezolutë që kërkon llogari nga Gjykata Speciale.

Edi Rama
Share. Facebook
Previous ArticleVdes një nxënës pas sul’mit me thikë në një shkollë të Zagrebit
Next Article Beyonce i dërgon mesazh falënderimi Valdrin Sahitit: Ju falënderoj që krijoni magji..

Related Posts

Mbërrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

16. Juni 2025

Përparim Rama pret “Shkodrën Elektronike”, publikon video

16. Juni 2025

E rëndë për familjen Fazliu, 54-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë

16. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mbërrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

Read More

Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më pëlqeu shumë

Read More

Gjykata shpall të pafajshëm Gjikon, në lidhje me akuzën për dhunim

Read More

A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij?

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.