Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është duke u përballur me Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore lidhur me ndërtimin e rrugës “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Rama para mediave i ka thënë inspektorit të inspektoriatit përkatës që të shpërfaq fakte dhe jo të pavërteta.
“A mundesh me na tregu fakte, vetëm me fakte, mos fol me të pavërteta për qytetarët e kryeqytetit. Fakte”, ka thënë Rama.
Nga Komuna e Prishtinës para këtij inspektori kanë thënë se po realizojnë punime jashtë zonës së mbrojtur të trashëgimisë kulturore.