Sikurse edhe për shumë nga figurat publike, TikTok-u, është kthyer një rrjet social i preferuar edhe për politikanët shqiptarë.
Tashmë kemi parë video të ndryshme të tyre, përfshirë këtu edhe ish-presidentin Ilir Meta si dhe gruan e tij, Monika Kryemadhin.
Megjithatë, këtij trendi nuk i ka shpëtuar as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Së fundmi, Rama është bërë viral me një video në TikTok ku shfaqet duke kënduar hitin “Bella Ciao” përkrah një grupi muzikor.
Përveç kësaj, Edi shpesh është komentuar në media për paraqitjet dhe veshjet interesante në publik.