Kryeministri shqiptar, Edi Rama në një konferencë të përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron ka folur edhe për tensionet e fundit mes Kosovës e Serbisë.
Kryeministri Rama theksoi se Kosova vetë është futur në kurthin që i ka bërë vetes, ndërsa shtoi se Kosova duhet ta nënshkruajë uniletarilisht marrëveshjen franko-gjermane.
“Shqiptarët në rajon janë në ditën e tyre më të mirë në histori. Sot Kosova është futur vet në një kurth qe ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë. Do të ishte dramatike që të humbiste një drejt me ne fund të fituar për të lëvizur lirisht në Bashkimin Evropian. Dhe ndërkohë të dyja palët kanë në tavolinë një plan që është franko-gjerman, që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhi Kosovës. Jam i bindur që e mira e madhe e Kosovës është, jo qe të ulet në tavolinë, por ta firmos unilateralisht të gjithë marrëveshjen edhe sikur Serbia mos ta dojë kurrë. Pastaj të ja lërë në dorë BE dhe t’i thotë këto ishin obligimet e planit franko-gjerman, ne i kemi dokumente dhe do t’i zbatojmë. As nuk na intereson fare se çfarë bën Serbia. E bën për veten e vet”, tha Rama.