“Ftoj Vitinë të bëjë garë me plane konkrete dhe jo me kopje të plogështa dhe me hajgare. Menaxhimi i qytetit është shumë çështje shumë serioze dhe duhet të merret si e tillë”, ka deklaruar ai në një konferencë për media të mbajtur sot.
Rama u pyet edhe për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë opozitare, por ai tha se sinjale po merr nga qytetarët për projektin e tij të prezantuar që disa muaj.
Kandidati i LDK’së për Prishtinën i dha këto deklarime pas publikimit të një videoje përqeshëse të Vitisë ndaj projekteve të Ramës.
“Do ta rrënojmë Pallatin e Rinisë, do ta rrënojmë stadiumin…”, thotë Vitia në klipin e shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa pastaj qesh me këto fjalë.