Në shumë shtete të botës është pezulluar mësimi në institucionet arsimore si masë parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19 apo të njohur ndryshe si koronavirusi, transmeton Infoline-News.
Sipas burimeve të gazetës online Reporteri.net, Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse ka rekomanduar që mësimi në shkolla të pezullohet në mënyrë që të evitohet përhapja e koronavirusit.
Ky vendim pritet të mirret në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë e cila është thirrur për sonte në ora 20:00.
Deri më tash në Kosovë nuk është asnjë rast i prekur me koronavirus ndonëse ka pasur disa të dyshuar të cilët kanë rezultuar negativ.