Dy partnerët e koalicionit qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në programin qeverisës kanë paraparë që në zgjedhjen e anëtarëve të bordit dhe menaxhmentit të agjencive të përfshihen ambasada e Amerikës dhe ajo e Gjermanisë.
Në marrëveshje thuhet se gjatë qeverisjes Kurti do të punohet që bordet e këtyre agjencive të depolitizohen dhe për të përmirësuar cilësinë do të kërkohet përfshirja e SHBA-së dhe Gjermanisë në procesin e vlerësimit për zgjedhjen e menaxhmentit.
Ndërsa marrëveshja e nënshkruar me ambasadën angleze në Kosovë për të ndihmuar ekzekutivin në zgjedhjen e njerëzve me të mirë në institucionet publike do të ndryshohet dhe do të nënshkruhet sërish, thuhet në pikën 2.4 të marrëveshjes se koalicionit qeverisës.
“Qëllimi i Memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me ambasadën angleze është që, në pajtim me legjislacionin në fuqi, të mbështeten përpjekjet e përbashkëta për të siguruar fuqizimin, pavarësinë, meritokracinë dhe profesionalizmin në procesin e rekrutimit të pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike”/FO/