Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, e cila pritet të mbahet nga ora 10:00, do të ndaj 100 euro shtesë për pensionistët, në kuadër të masës 3.2, mbështetja për pensionistët.
Megjithatë, nga masa 3.2 pritet që familjet me asistencë sociale të mbështeten me 30% mbi nivelin e rregullt.
Javë më parë ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media kishte thënë se rreth 300 mijë familje do të ndihmohen me këtë shtesë.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png
Madje, ai kishte deklaruar se këto shtesa po ndahen për të përballuar ngritjen e çmimeve në vend.
Ndryshe, edhe në nëntor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës kishte marr vendim për ndarjen e 100 eurove për këtë kategori.